Nga Gjimshiti tek Asllani, 12 lojtarë të kombëtares shqiptare

0%

Merkatoja e kësaj vere ka qenë shumë e nxehtë për lojtarët e kombëtares shqiptare, pasi shumë prej titullarëve kuqezi kanë ndryshuar skuadër gjatë këtij sesioni të tregut të transferimeve. Kapiteni Berat Gjimshiti largohet pas 10 viteve të kaluara tek Atalanta për të nisur një eksperiencë të re në karrierë në Arabinë Saudite, aty ky do të luajë për skuadrën Al Diriyah.

Në Superligën arabe do të luajë edhe Nedim Bajrami, që u largua nga Rangers për të vazhduar karrierën tek Al Taawoun. Edhe Kristjan Asllani largohet nga Interi për të nisur një aventurë të re në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të veshë fanellën e Al Jaziras.

Mario Mitaj do të veshë fanellën e Genoas në Serie A këtë sezon, por nga kampionati italian është larguar Ylber Ramadani, që ikën nga Leçe për të luajtur në Superligën turke me skuadrën Corum FK. Bujar Pllana është tashmë një lojtar i Grasshopper në kampionatin zviceran, ndërsa portieri Simon Simoni largohet nga Eintracht Frankfurti për të vazhduar karrierën te Luzern.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Luis Hasa do të luajë për Frosinonen në Serie A, ndërsa Mirlind Daku mbetet në kampionatin rus, por tashmë do të luajë për Spartakun e Moskës. Skuadër këtë verë ka ndryshuar edhe Taulant Seferi, që është bërë pjesë e Kayserisporit në Ligën e parë turke.

Marash Kumbulla do të vazhdojë të luajë në LaLiga, por tashmë për Rayo Vallecanon, ndërsa Indrit Tuci do të luajë në Slloveni me Olimpija Ljubljanën. Plot 12 lojtarë të kombëtares shqiptare ndryshuan skuadër këtë verë.

Burimi: Bota Sot