Mihrije Braha dhe Naim Abazi do të bëhen gjyshër për herë të parë

0%

Çifti i njohur i estradës, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, së shpejti do të përjetojnë një nga emocionet më të veçanta familjare, pasi do të bëhen gjyshër për herë të parë. Nusja e tyre, Tringa, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të mirëpresë fëmijën e saj të parë. Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë Tringa përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

Foto: Tringa Berisha/Instagram Ajo ka publikuar një fotografi ku vërehet qartë barku i rrumbullakosur, ndërsa krahas imazhit ka shkruar: “Vajzë apo djalë”. Edhe pse nuk ka preferuar ta zbulojë ende gjininë e foshnjës, publikimi i fotografive ka konfirmuar lajmin e bukur dhe ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve.

Foto: Tringa Berisha/Instagram Shtatzënia vjen vetëm pak muaj pasi Tringa dhe partneri i saj, Platori, i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre pas një fejese disa-vjeçare. Për Mihrije Brahën dhe Naim Abazin, ardhja e foshnjës do të jetë një moment veçanërisht emocionues, pasi ata do të bëhen për herë të parë gjyshër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, fansat e familjes së njohur pritet të presin me interes për të mësuar nëse çifti do të mirëpresë një vajzë apo një djalë.

Burimi: Telegrafi