Marc Marquez fiton edhe garën e Aragon

0%

Marc Marquez me Ducati triumfoi të dielën në garën e Cmimit të Madh të Aragon në MotoGP, zhvilluar në pistën spanjolle me të njëjtin emër. Në garën e shtëpisë, piloti vendës duroi 7 xhiro para se të merrte kreun dhe më pas e ruajti atë deri në fund.

Ky është suksesi i katërt sezonal për kampionin e botës në fuqi, që ngjitet në vendin e dytë të renditjes botërore dhe është kandidat për titull. Në vendin e dytë u rendit sot spanjolli i KTM, Pedro Acosta. Edhe ai, po në xhiron e shtatë e në të njëjtën kthesë parakaloi italianin e Aprilia, Marco Bezzecchi, që u detyrua të kënaqej me vendin e tretë.

Pas tij, u klasifikuan spanjollët Alex Marquez me Ducati Gresini dhe Jorge Martin me Aprilia. Jorge Martin, me 256 pikë, vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme në MotoGP, në një kampionat që po bëhet gjithnjë e më interesant në këtë pjesë të dytë të sezonit. Gara e radhës në pistën e Misano, në San Marino.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot