Karim Benzema nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Al Hilal. Lojtari francez do të ndryshojë ekip pas javësh spekulimesh rreth një largimi të mundshëm nga klubi i tij aktual. Ish-lojtari i Real Madridit ka disa oferta për të vazhduar karrierën e tij, diçka që është e sigurt sepse qëllimi i tij është të vazhdojë të luajë dhe të mos dalë në pension.
Në orët e fundit, u konfirmua se Gabriel Martineli praktikisht ka finalizuar një marrëveshje me Al Hilal. Ardhja e sulmuesit do të tronditë tregun e transferimeve në Arabinë Saudite dhe Benzema do të jetë një nga emrat që do të diskutohen pasi kësisoj del jashtë planeve të klubit në hierarkinë që ka kërkuar Inzagi.
Ai u përmend si një mundësi për t’u rikthyer te Al Itihad ose për shkuar në një klub tjetër si Al Shabab. Fituesi i “Topit të Artë” shënoi 10 gola dhe dha 5 asiste në 16 ndeshje për Al Hilal, pasi iu bashkua klubit këtë vit nga një tjetër klub i madh i Arabisë Saudite si Al Itihad.
Në moshën 38 vjeç, transferimi bëri shuëm bujë dhe madje solli zemërimin e Kristiano Ronaldos, i cili mendonte se Al Hilal përfitoi nga mënyra si bëheshin transferimet në Arabinë Saudite, duke dëmtuar Al Nasr.
