Shpërndaje në: Trajneri i Baselit, Stephan Lichtsteiner, ka vlerësuar lart paraqitjen e Xherdan Shaqirit. Ai ka thënë se rrjedha e lojës së Baselit pas inkuadrimit të Shaqirit ndryshoi pozitivisht. “Me përvojën dhe aftësitë e tij, ai na ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Ne luftuam për t’u rikthyer në lojë dhe vazhduam të luajmë për fitore deri në fund”, tha Lichsteiner për “Blue Sport”.
Shaqiri u inkuadra në fushë në minutën e 33-të pas lëndimit të Ludwig Thorell. Baseli fitoi një pikë në udhëtim ndaj Young Boysit të shtunën. Ndeshja e javës së pestë të elitës helvetike përfundoi 3:3.
