Filip Hrgoviç (21-1) është shpallur kampion i ri i botës në kategorinë e rëndë, pasi mposhti britanikun Moses Itauma (14-1) me nokaut teknik në rundin e nëntë, në një duel spektakolar të zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës.
Boksieri kroat e siguroi titullin pas një përmbysjeje të jashtëzakonshme, pasi në fillim të duelit u rrëzua në nokdaun dhe për disa raunde pati vështirësi përballë ritmit dhe shpejtësisë së Itaumas. Presioni i vazhdueshëm i kroatit bëri që këndi i Itaumas të dorëzohej, duke hedhur peshqirin në ring. Gjykatësi Foster menjëherë e ndërpreu duelin.
Kështu, Filip Hrgoviç u shpall kampion i ri i botës në peshat e rënda në versionin IBF, duke siguruar titullin pas një prej përmbysjeve më dramatike të karrierës së tij..
