Skuadra e Sunderlandit ka arritur tre pikët e para në edicionin e ri të Premier Leagues. Sunderland para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 1:0 Fulhamin, në ndeshjen e javës së dytë. Kapiteni Granit Xhaka është vlerësuar me notën më të mirë. Ai vlerësohet me notën 8.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Xhaka ishte më i miri në fushën e lojës, ndërsa pas tij si futbollisti më i vlerësuar është Nordi Mukiele i Sunderlandit.
Burimi:
Bota Sot
