Shpërndaje në: Erëleta Memeti u inkuadrua në lojë tek Eintracht Frankfurti në pjesën e dytë dhe la gjurmë sërish. Kapitenia e Kosovës me asistimin e minutës së 86-të, ndihmoi skuadrën e saj ta fitojë një pikë në shtëpi përballë Nurnbergut në Bundesligën gjermane. Ndeshja u mbyll 1:1, ndërsa i takoi xhiros së dytë të elitës gjermane për futbolliste.
Për 27-vjeçaren ishte asistimi i tretë në dy ndeshje. Dy i regjistroi në duelin e parë, në fitoren 2:0 ndaj Kolnit. Eintracht Frankfurti pas dy ndeshjeve i ka katër pikë.
