Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është shprehur optimiste për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një prononcim për media, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, ajo u shpreh se po presin që diçka e tillë të konfirmohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Ju e dini që takimet ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së po vazhdojnë, ndërsa, pjesa tjetër e opozitës ka hequr dorë, duke dëshmuar mungesë vullnetit për të pasë një marrëveshje të unifikuar”, tha ajo. “Jam optimiste që do kemi rezultate pozitive dhe presim që kjo të konfirmohet nga kryetari i LVV-së, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku”, shtoi Haxhiu.
Ajo uroi që marrëveshja të përmbyllet sa më parë, duke pas parasysh përgjegjësitë në “reformat dhe obligimet në rrugën tonë drejt anëtarësimeve në BE, Këshill të Europës e mekanizma tjerë”. “Le të urojmë që kjo javë që po vjen të jetë vendimtarë për këtë proces të rëndësishëm”, tha Haxhiu.
Te shtunën më , përfundoi pa rezultat takimi i tretë në mes kryeministrit në detyrë të vendit, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhikut, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e zgjidhjes së presidentit sot, më . Pas takimit, Kurti u pyet nga gazetarët nëse ka pasur emër të propozuar për president.
“Kur kemi rezultate nga ana jonë, do të ketë lajme për juve.”- deklaroi shkurtimisht Kurti. Ndërkohë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës vazhdojnë të bëjnë thirrje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më.
PDK në vazhdimësi i ka dërguar letra edhe kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari për të vazhduar seancën por ai ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë pa pasur një marrëveshje politike mes partive për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Në aktgjykimin e , gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.
Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja.
