Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Dragash. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më kur një person ka njoftuar se në shtëpinë e tij kishte gjetur të vdekur babanë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima është gjetur i shtrirë në krevat, pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas deklarimit të ankuesit, viktima kishte jetuar i vetëm në shtëpi. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.
