Shpërndaje në: Manchester Unitedi e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2026/27 në Premier League. Unitedi të dielën në kuadër të xhiros së dytë e mposhti Ipswich Townin në shtëpi me rezultatin e thellë 5:2.
Në fitoren e “Djajve të Kuq” shkëlqeu mesfushori portugez, Bruno Fernandes i cili realizoi “hat-trick” dhe bëri një asistim. 31-vjeçari Fernandes e realizoi golin e parë, të tretë dhe të katërt. Ndërsa asistimin e bëri te goli i pestë të cilin e realizoi Bryan Mbeumo. Goli i dytë i Unitedit ishte autogol. Ndërsa golat për Ipswichin i realizuan Leif Davis dhe Chuba Akpom.
Unitedi në xhiron e parë u mposht nga Hull City me rezultatin 2:0. Ndërkohë për Ipswichin ishte disfata e parë. Në ndeshjen hapëse të edicionit fitoi ndaj Sunderlandit.
