E rëndë në Dragash | Kthehet nga Beogradi për ta vizituar babanë që

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së shtunës në fshatin Krstec të Dragashit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Ismail Sulejmani, 73-vjeçar, i cili jetonte i vetëm në shtëpi.

Rasti është zbuluar nga djali i tij, i cili kishte mbërritur nga Beogradi, ku aktualisht jeton, për ta vizituar të atin. Sipas informacioneve të Sinjalit, ai ka deklaruar në Polici se rreth orës kishte arritur në shtëpinë e familjes. Me të hyrë brenda, e kishte gjetur babanë të shtrirë në krevat, pa shenja jete, ndërsa në ambient kishte vërejtur edhe kundërmim të rëndë.

Pas kësaj, djali është drejtuar në Stacionin Policor në Dragash, ku rreth orës ka raportuar atë që kishte gjetur. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa aty janë angazhuar edhe hetuesit dhe forenzika e Stacionit Policor në Dragash. Në shtëpi ka mbërritur edhe ekipi mjekësor i QKMF-së, i cili ka konstatuar vdekjen e 73-vjeçarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shkak të rrethanave dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes, në rast janë përfshirë edhe Hetimet Rajonale nga Prizreni dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes” dhe dërgimin e trupit të pajetë në IML për obduksion.

Shkaku dhe koha e saktë e vdekjes nuk janë përcaktuar ende dhe pritet që ekzaminimi mjekoligjor të ndihmojë në sqarimin e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com