Armend Alimi pensionohet nga loja aktive

0%

Armend Alimi i ka dhënë fund karrierës së tij të pasur si futbollist, ndërsa klubi i tij i parë, Bashkimi nga Kumanova, i organizoi një lamtumirë të veçantë. Klubi i Kumanovës, para ndeshjes me Shkëndijën e Haraçinës, i dhuroi Alimit një fanellë si simbol falënderimi për gjithçka që ka bërë për klubin gjatë karrierës së tij.

Alimi hapat e parë në futboll i bëri pikërisht te Bashkimi, ku luajti nga viti 2005 deri në 2007. Pas më shumë se një dekade, në vitin 2025, ai u rikthye te klubi i tij i vendlindjes dhe ndihmoi Bashkimin në sezonin e parë pas rikthimit në elitën e futbollit maqedonas. Në sezonin e kaluar, 38-vjeçari regjistroi 27 paraqitje në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë karrierës së tij të pasur, Armend Alimi ka luajtur edhe për Milanon, Istra 1961, Orebron, Nea Salaminan, Ermisis, Shkëndijën, Rabotniçkin dhe Besa 1976. Gjurmën më të madhe e la te Shkëndija e Tetovës, ku kaloi disa sezone dhe u shndërrua në një nga liderët e skuadrës. Alimi ka zhvilluar gjithashtu 14 ndeshje me Maqedoninë e Veriut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot