Ambasada Britanike në Kosovës ka thënë se qëndron pranë dhe në mbështetje të familjeve të të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë. Gjatë ceremonisë përkujtimore për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, pjesëmarrës së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka qen edhe zëvendës ambasadorja Agnes Annells.
“Mbretëria e Bashkuar është e palëkundur në mbështetjen e saj për një qasje të përqendruar te viktima ndaj trashëgimisë së konfliktit. Kjo duhet të kërkojë të vërtetën, të ruajë dinjitetin dhe të sigurojë kujtimin për të gjithë të prekurit.
Përpjekjet e fundit në kërkimin e personave të zhdukur janë një kujtesë për rëndësinë e kësaj çështjeje për komunitetet në të gjithë Kosovën” – thuhet ndër të tjera në postimin e ambasadës britanike.
U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë kanë bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Haxhiu tha se mbi 1,500 persona të zhdukur gjatë luftës ende nuk janë gjetur, ndërsa theksoi se për familjet e tyre pritja vazhdon prej afro tri dekadash. “Janë edhe mbi 1,500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës, të cilët ende nuk janë gjetur.
Për familjet, pritja vazhdon, ndërsa për Republikën e Kosovës ende vazhdon të jetë një kapitull i hapur, i cili nuk do të mbyllët derisa të gjendet edhe personi i fundit”, tha Haxhiu.
