Shpërndaje në: E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë e paqartë. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romao, ka shkruar të shtunën se Zhegrova do të ishte i hapur për t’u transferuar tek Al-Ittihadi në Arabinë Saudite. Të premten u raportua se Zhegrova mund t’i bashkohej Lazios në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2026/27.
Interesim nga Serie A për reprezentuesin e Kosovës ka shprehur edhe Atalanta. Për 27-vjeçarin kanë shprehur interesim edhe skuadra nga Franca dhe Anglia. Zhegrova nuk pati shumë hapësirë te Juve në edicionin e kaluar. Këtë edicion, sulmuesi i krahut ka luajtur vetëm 21 minuta. Zhegrova pjesë e “Zonjës e Vjetër” është nga vera e kaluar kur u transferua nga Lille për 15.5 milionë euro.
Kontrata me Juventusin i skadon në verën e vitit 2030.
