Vdiq një foshnje në Mitrovicë, policia jep detaje për hetimin e rastit

0%

Një foshnjë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes në Mitrovicë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, raporton KosovaPress. Sipas raportit të policisë, dje babai i foshnjës ka raportuar se kishte gjetur fëmijën e tij pa shenja jete. Në vendngjarje ka dalë ekipi, i cili e ka konstatuar vdekjen e foshnjës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore. “Mitrovicë – . Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se kishte vërejtur pa shenja jete foshnjën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, thuhet në raportin e policisë.

Rezultatet e autopsisë do të përcaktojnë shkakun e vdekjes, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot