Një person që u aksidentua më në fshatin Jashanicë të Klinës ka ndërruar jetë sot, më . Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës. Rugova tha se aksidenti kishte ndodhur në mes dy veturave dhe ishin lënduar 5 persona.
“Si pasojë e aksidentit ka pasur persona të lënduar, mirëpo një person me lëndime më të rënda është dërguar në QKUK [Qendër Klinike Universitare të Kosovës] Prishtinë dhe sot ka ndërruar jetë, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor.” – ka thënë Rugova.
