Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në Leçe ka mbyllur hetimet ndaj 66 personave, të dyshuar për përfshirje në një rrjet të gjerë të trafikut të drogës nga Shqipëria dhe në disa raste, nga Kalabria drejt zonave të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Salento.
Hetimi, i koordinuar nga prokurorja Giovanna Cannarile, lidhet me operacionin e koduar “Whisper”, i cili më 10 korrik çoi në ekzekutimin e një mase sigurie ndaj 23 personave. Vendimi ishte firmosur nga gjyqtarja për hetimet paraprake në Lecce, Valeria Federe.
Sipas hetimeve, bëhet fjalë për 106 episode të dyshuara kriminale, pjesa më e madhe e të cilave lidhen me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës. Dy organizata të dyshuara Hetuesit kanë identifikuar dy grupe të dyshuara kriminale, të pavarura nga njëri-tjetri, me bazat e aktivitetit në Leçe dhe Oria.
Sipas akuzës, droga nisej nga Shqipëria, kalonte nëpër vende të ndryshme, përfshirë edhe vendet e Europës Veriore, dhe më pas transportohej me rrugë tokësore drejt Italisë. Qyteti i Ories dyshohet se kishte marrë një rol të rëndësishëm në hyrjen dhe shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në territorin e Salentos.
Hetimi “Whisper” lidhet edhe me persona që kanë dalë më herët në një tjetër dosje të trafikut ndërkombëtar të drogës, të koduar “Ura”, e zhvilluar në maj të vitit 2025 dhe që përfshinte trafikun mes Shqipërisë dhe Pulias. Emri “Ëhisper” lidhet me mënyrën se si personat nën hetim komunikonin me njëri-tjetrin, duke përdorur biseda dhe shprehje për të diskutuar aktivitetin e dyshuar kriminal.
Rreth 58 kilogramë drogë të sekuestruar Gjatë hetimit janë sekuestruar rreth 58 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht rreth 3 kilogramë kokainë, 30 kilogramë heroinë dhe 25 kilogramë marijuanë. Njoftimi për përfundimin e hetimeve paraprake është një hap që i paraprin një vendimi të mundshëm të prokurorisë për të kërkuar dërgimin e çështjes në gjykim.
Personat nën hetim kanë tashmë një afat prej 20 ditësh nga njoftimi për përfundimin e hetimeve për të paraqitur memorandume, prova apo për të kërkuar kryerjen e veprimeve të tjera në mbrojtje të tyre.
Personat nën hetim Në dosjen e Prokurorisë së Leçes përfshihen: Personat nën hetim Angelo Zanzarelli Giovanni Antico Antonio Baldassarre Myrteza Balliu Massimiliano Barba Francesca Marta Calogiuri Aldo Caputi Francesca Caputi Silvia Caputi Marco Carbone Salvatore Castelluzzo Piera Cavallo Adi Coba Giuseppe Ambrogio Condina Davide Corlianò Vincenzo Corradi Douglas Costantini Gabriele Carmine Cuna Davide D’Incecco Loris De Livrano Gianfranco De Livrano Angelo De Luca Adolfo De Stefano Danilo De Tommasi Giuseppe Dimitri Teresa Dimitri Giovanni Dollorenzo Antonio Alessio Fanti Francesco Flore Emanuele Fuso Agron Ganaj, i njohur si “Marco” Valentina Giodice Alessandro Greco Eduart Leba Antonio Letizia Romeo Lleshi Donato Lodeserto Tomas Manni Addolorata Mariano Luisa Mazzuti Roberto Mazzuti Klajdi Musaku Stefano Natali Francesco Patisso Antonio Pentassuglia Carmine Pentassuglia Giuseppe Pentassuglia Raffaele Pezzuto Rebecca Pindinello Danilo Polimeno Emanuel Ramaj Luca Rimo Simone Luca Santantonio Alessandro Serino Anastasia Serino Emiliana Sinistro Gianluca Antonio Spiri, i njohur si “Luca” ose “Spirito” Alessandro Stelitano Giorgia Suma Sara Tafuro, e njohur si “Rosa” Antonio Tolentino Ervin Verjoni Anna Zanzarelli Anna Lucia Zanzarelli Antonio Zanzarelli Donato Zanzarelli
