Tirana Futsal lufton deri në fund, mbyll grupin në vendin e dytë me 6

0%

Tirana Futsal e ka mbyllur aventurën në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2026/27 me një paraqitje dinjitoze, duke grumbulluar 6 pikë në tri ndeshje. Kampionët e Shqipërisë u mposhtën me rezultatin 5-7 nga Hjørring Futsal Klub në ndeshjen e fundit, duke e përfunduar grupin në vendin e dytë.

Sfida në Parkun Olimpik “Feti Borova” nisi me avantazhin e skuadrës daneze, që realizoi me Gantzhorn në minutën e 8-të. Tirana reagoi me Kryeziun në minutën e 12-të, por Hjørring shënoi dy herë të tjera me Kasumovic në minutën e 18-të dhe Dias Alves në minutën e 19-të, duke shkuar në avantazh.

Bardheblutë ngushtuan diferencën me Alaj në minutën e 15-të, ndërsa në pjesën e dytë ndeshja u bë edhe më e luftuar. Dias Alves shënoi sërish në minutën e 24-t, ndërsa Limani riktheu shpresat e Tiranës në minutën e 27-të. Hjørring reagoi me Lyng në minutën e 23-të dhe më pas me Dias Alves, që kompletoi tripletën personale në minutën e 31-të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në minutat e fundit, Alaj shënoi edhe dy gola të tjerë, në minutat 34 dhe 36, duke kompletuar tripletën e tij personale, ndërsa Carpes realizoi për Hjørring në minutën e 33-të. Në fund, skuadra daneze triumfoi 7-5.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit, Tirana Futsal mbyll një aventurë pozitive europiane me dy fitore dhe një humbje, duke grumbulluar 6 pikë dhe duke shënuar plot 22 gola në tri ndeshje. Kampionët e Shqipërisë e nisën turneun me një përmbysje spektakolare ndaj APOEL FC Nicosia, duke fituar 8-6, përpara se të regjistronin fitoren e thellë 9-1 ndaj Cardiff.

Në ndeshjen e fundit, Tirana luftoi deri në fund ndaj Hjørring, por nuk arriti të marrë rezultatin që do t’i siguronte vendin e parë. Renditja përfundimtare e Grupit B: 1. Hjørring Futsal Klub – 6 pikë 2. Tirana Futsal – 6 pikë 3. APOEL FC Nicosia – 6 pikë 4. Cardiff – 0 pikë

Burimi: Bota Sot