Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në një banesë dykatëshe në fshatin Markatomaj të Lezhës. Sipas raportimit të “Tv Klan”, dyshohet se nga shpërthimi janë lënduar pesë anëtarë të së njëjtës familje. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po merren me menaxhimin e situatës.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të shpërthimit dhe as gjendja shëndetësore e personave të lënduar. Autoritetet pritet të japin më shumë hollësi lidhur me rastin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
