Shpati Zekaj ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë -100kg, medaljen e gjashtë për Kosovën në Taranto 2026. Xhudisti pejan e nisi me fitore me Ippon ndaj malazezit Aleksandar Tomic, më pas humbi me Ippon në çerekfinale ndaj tunizianit Koussay Ben Gares. U rikthye përmes repasazhit, ku ishte i lirë në luftën e parë dhe në të dytën mposhti me Ippon grekun Athanasios Mylonelis.
Për medaljen e bronztë mposhti me Ippon algjerianin Rayane Zakaria Benatia. Zekaj: “Ishte me të vërtetë një kënaqësi e madhe, jam i kënaqur me medaljen e bronztë” Ishte me të vërtetë një kënaqësi e madhe edhe pse kam pasur mundësi me shku ndoshta edhe në finale, por me më shumë fat jam i kënaqur me medaljen e bronztë, jemi të kënaqur me rezultatin e krejt ekipit tonë.
I pyetur për shpërqendrimin në luftën që e humbi, Zekaj tha se ishte gabim i tij. Ishte duke fituar dhe tentoi të humbte pak kohë duke vazhduar poshtë, aty ku bëri gabimin. Zekaj: “Ishte gabim nga ana ime, isha duke fituar” Ishte gabim nga ana ime, sepse isha duke fituar dhe për me humb pak kohë vazhdova poshtë dhe aty e bëra gabimin dhe e humba luftën.
Për luftën e fundit për medalje, ai tha se nuk ishte presion, por më shumë kujdes për ta garantuar medaljen. Zekaj: “Nuk ishte presion, vetëm isha më i kujdesshëm” Jo, nuk ishte presion, vetëm isha më i kujdesshëm për shkak që nëse e humbja këtë luftë, e humbja edhe medaljen, edhe shkova më sigurt që ta kem medaljen e garantuar.
Zekaj e nisi garën me fitore ndaj malazezit Aleksandar Tomiq, u rikthye përmes repesazhit me fitore ndaj grekut Athanasios Mylonelis dhe në duelin për bronzin mposhti me Ippon algjerianin Rayane Zakaria Benatia.
