Shpati Zekaj fantastik, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

0%

Xhudisti i kombëtares së Koosvës, Shpati Zekaj, ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare. Shpat Zekaj në xhiron e parë mposhti me Ippon, Aleksandar Tomiq nga Mali i Zi. Në çerekfinale ai humbi me Ippon ndaj Koussay Ben Gares nga Tunizia.

Në luftën e parë të repasazhit, Shpati ishte i lirë, kurse në luftën e dytë të repasazhit, Shpati mposhti me Ippon, Athanasios Mylonelis nga Greqia.🇬🇷 Për medaljen e bronztë Shpati mposhti me Ippon, Rayane Zakaria Benatia nga Algjeria. Për Kosovën është medalja e gjashtë në këto Lojëra Mesdhetare.

Të artë ka fituar boksierja Donjeta Sadiku, kurse të bronzta fituan xhudistët Akil Gjakova, Shpat Zekaj, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot