Rinia Demokratike me aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës

0%

Rinia Demokratike e Kosovës sot do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimit të RDK-së, aksioni do të mbahet në ora . Ky është aksioni i radhës i RDK-së lidhur me situatën institucionale në vend.

Disa ditë më parë, më 15 gusht, Rinia Demokratike e Kosovës kishte zhvilluar një tjetër aksion simbolik, këtë herë para Kuvendit të Kosovës, ku kishte vendosur posterë në dyert e objektit me fotografitë e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Avni Deharit, të shoqëruara me mbishkrimin “Shkelësit e Kushtetutës”.

RDK kishte thënë se përmes këtij aksioni po protestonte ndaj asaj që e konsideronte bllokadë institucionale dhe pengim të procesit të konstituimit të Kuvendit. Kryetarja e RDK-së, Arbnora Salihu, kishte deklaruar se asnjë parti politike, deputet apo shumicë parlamentare nuk është mbi Kushtetutën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për aksionin e sotëm, RDK-ja nuk ka dhënë detaje të tjera për përmbajtjen e aktivitetit, ndërsa ai do të zhvillohet para hyrjes së Qeverisë së Kosovës, në ora .

Burimi: Kallxo