Perrie Edwards i jep fund bashkëpunimit 15-vjeçar me menaxhmentin dhe

0%

Perrie Edwards raportohet se është ndarë nga menaxhmenti i saj, Modest Management, si dhe nga shtëpia diskografike Sony, pas rreth 15 vitesh bashkëpunim. Sipas raportimeve, këngëtarja 33-vjeçare ka refuzuar mundësinë për të realizuar albumin e saj të dytë me Columbia Records, duke vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën solo, shkruan DailyMail.

Ajo tashmë është bashkuar me Various Artists Management, kompania që menaxhon edhe artistë si Tom Grennan dhe Melanie Chisholm. Një burim pranë këngëtares tha se Perrie po ndërton një ekip të ri dhe ka nisur punën për albumin e saj të dytë.

Vendimi vjen pasi ajo, pas më shumë se një dekade me Sony dhe Modest Management, ka ndjerë se ishte koha për një ndryshim dhe për një drejtim të ri krijues. Perrie nisi karrierën solo në vitin 2024 me këngën “Forget About Us”, e cila u rendit në dhjetëshen e parë në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i saj debutues, “Perrie”, u publikua vitin e kaluar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këngëtarja u bë e njohur në vitin 2011 si pjesë e Little Mix, grupit që fitoi “The X Factor”. Pas më shumë se një dekade së bashku, anëtaret e grupit – Perrie Edwards, Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Jesy Nelson – nisën rrugëtimet e tyre individuale në muzikë.

Burimi: Telegrafi