Edon Zhegrova mund ta vazhdojë karrierën në futbollin saudit, pasi raportohet se është i hapur ndaj mundësisë për t’u transferuar te Al-Ittihad. Sipas gazetarit të merkatos Fabrizio Romano, sulmuesi anësor nga Kosova është njëri nga tre kandidatët që klubi saudit po shqyrton për përforcimin e krahut të sulmit.
Ideja e kalimit tek Al-Ittihad thuhet se e tërheq Zhegrovën, i cili nuk ia ka mbyllur derën një aventure në Arabinë Saudite. Romano raporton gjithashtu se futbollisti kosovar ka refuzuar mundësinë e transferimit tek Atalanta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
