Norvegjia nderon monarkun para pallatit mbretëror

0%

Mijëra norvegjezë u mblodhën të shtunën për t’i dhënë lamtumirën Mbretit Harald përpara pallatit mbretëror. Monarku më i vjetër i Evropës, vdiq të premten në moshën 89 vjeç. Mbrëmë turma njerëzish mbushën rrugët e Oslos në shi të rrëmbyeshëm për të parë kortezhin e funeralit që udhëtonte nga Spitali Universitar i Oslos, ku vdiq Harald, në pallatin mbretëror, raporton Reuters.

Flamujt valëviteshin në gjysmë shtizë në të gjithë vendin dhe portretet e mbretit të ndjerë me uniformë festive ishin kudo, nga stacionet e autobusëve, tramvajet dhe stacionet e metrosë deri te dyqanet, zyrat dhe ndërtesat publike. Ndërsa kombi mbante zi për Haraldin, vëmendja u kthye edhe te trashëgimia.

Princi i Kurorës Haakon, djali i vetëm i mbretit të ndjerë, u bë automatikisht mbret pas vdekjes së babait të tij nën monarkinë kushtetuese të Norvegjisë. Mbreti Haakon VIII do t’i flasë kombit në një fjalim televiziv në orën sipas kohës lokale ( GMT) të shtunën. Të martën, ai do të bëjë betimin para parlamentit, kur do të betohet se do të mbrojë kushtetutën dhe ligjet e Norvegjisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai u bë mbret në momentin që babai i tij ndërroi jetë. Nuk do të ketë kurorëzim pasi ato u shfuqizuan nga parlamenti në vitin 1908.

Burimi: Bota Sot