Java e tretë e Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, teksa vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku për herë të parë një takim i kampionatit do të zhvillohet nën dritën e reflektorëve. Aksioni i kësaj jave nis në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku nga ora Feronikeli ’74 do të përballet me Malishevën.
Të dyja skuadrat synojnë rezultat pozitiv dhe pikë të rëndësishme në këtë fazë të hershme të kampionatit. Përballja pritet të jetë e luftuar, pasi të dy ekipet kërkojnë të konsolidohen sa më shpejt në renditjen tabelare. Ndërkohë, ndeshja që pritet të marrë vëmendjen kryesore zhvillohet në Gjilan, nga ora , ku Gjilani do ta presë Dukagjinin.
Ky takim do të jetë historik për klubin dhe qytetin e Gjilanit, pasi për herë të parë një ndeshje e Superligës së Kosovës në këtë stadium do të zhvillohet nën dritën e reflektorëve. Përballja në stadiumin me bari artificial pritet të sjellë një atmosferë të veçantë, ndërsa të dyja skuadrat do të kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë mbrëmje për të marrë pikët e plota.
Me interesim të madh nga tifozët, Gjilani dhe Dukagjini do të synojnë ta bëjnë të paharrueshme këtë mbrëmje, në një tjetër kapitull të rëndësishëm të kampionatit elitar kosovar.
