Reperi i njohur kosovar Mozzik ka bërë të ditur se do t’i bashkohet “Marshit për Liri”, të organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”. Në një postim të publikuar nga Tirana, Mozzik ka shpërndarë pamje të billboard-it me mesazhin “KOSOVA PO PRET – MARSH PËR LIRI – LiRIA KA EMËR”, duke treguar mbështetjen e tij për këtë iniciativë.
“Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, me moton “KOSOVA PO PRET”. Aktiviteti organizohet katër ditë para datës 16 shtator, kur pritet vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së.
