Anis Mehmeti mund të largohet nga Ipswich Town dhe e ardhmja e tij pritet të vendoset shumë shpejt. Sipas raportimeve të fundit, Birmingham City ka bërë një ofertë prej 8 milionë eurosh për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Megjithatë, Ipswich Town kërkon të paktën 10 milionë euro për të lënë të lirë 25-vjeçarin.
Mehmeti është një nga lojtarët që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Championship. Në garë për shërbimet e tij janë përmendur gjithashtu Wrexham, Derby County dhe Millwall. Sulmuesi shqiptar iu bashkua Ipswich Town në muajin janar, por situata duket se ka ndryshuar pas ngjitjes së klubit në Premier League.
Në elitën e futbollit anglez, Mehmeti mund të mos ketë hapësirat e nevojshme për të luajtur rregullisht. Për këtë arsye, një largim gjatë kësaj merkatoje po shihet si një mundësi konkrete. Birmingham duket se ka bërë lëvizjen e parë zyrtare me ofertën prej 8 milionë eurosh. Por Ipswich nuk ka dhënë ende dritën jeshile, pasi kërkon edhe 2 milionë euro më shumë.
Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit shqiptar. Mehmeti ishte ndër lojtarët më të spikatur në Championship dhe kërkesa për të dëshmon interesin që ka krijuar në futbollin anglez. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Birmingham do të rrisë ofertën dhe nëse palët do të arrijnë marrëveshjen.
