Majko reagon ndaj Spajiçit: Mali i Zi të sqarojë akuzat ndaj

0%

Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, i cili pretendoi se dy shtete fqinje kanë ndërmarrë veprime të koordinuara hibride për destabilizimin e vendit të tij. Sipas medias malazeze “Vijesti”, e cila u është referuar burimeve të brendshme, shtetet për të cilat ka aluduar Spajiç janë Shqipëria dhe Serbia.

Majko i ka cilësuar shqetësuese këto pretendime, duke theksuar se Shqipëria nuk ka “dashuri gjeopolitike” me Serbinë. Ai tha se akuza të tilla duhet të shoqërohen me nota diplomatike apo të adresohen zyrtarisht në strukturat e NATO-s. Sipas tij, kryeministri malazez ka dalë përtej qëndrimeve historike të shtetit të tij dhe e ka vendosur Malin e Zi në një udhëkryq.

“Mali i Zi duhet të japë shpjegime nëse jemi përballë një skandali rajonal, ku një vend i NATO-s po ‘sulmon’ një anëtar tjetër të kësaj aleance. Në të kundërtën, duhet të pranojë se janë komente emocionale dhe të paprovuara në rrjetet sociale”, shkroi Majko.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai kërkoi që institucionet shtetërore malazeze të sqarojnë nëse deklaratat e Spajiçit përfaqësojnë qëndrim zyrtar apo vetëm pretendime të pambështetura. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com