Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar sonte me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Në qendër të takimit ishte çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës, por deklarata e Kurtit pas përfundimit të bisedimeve la të kuptohej se ende nuk është arritur marrëveshje për një emër konsensual.
“Kur të kemi rezultate prej anës sonë, kemi lajme për juve”, deklaroi shkurt Kurti pas takimit. Kurti, i cili është kryeministër në detyrë, dhe Abdixhiku ishin takuar edhe të mërkurën, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për kreun e ri të shtetit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
