Krimi tronditës: Nëna amerikane pranon se vrau foshnjën pasi humbi

0%

Një grua 36-vjeçare në SHBA është deklaruar fajtore për vrasjen e djalit të saj 11-muajsh, pasi kishte humbur kujdestarinë ndaj tij. Madeline Veronique Daly vrau djalin e saj, Basil Stoner, në dhjetor të vitit 2025, në New Mexico. Sipas autoriteteve, Daly kishte marrë djalin nga Wyoming dhe ishte larguar me të drejtim New Mexico, pasi gjykata ia kishte dhënë babait kujdestarinë e fëmijës.

Policia e gjeti atë pranë qytetit Silver City. Kur zyrtarët shkuan për ta arrestuar, Daly e qëlloi djalin me armë zjarri në kokë. Më pas, ajo tentoi ta drejtonte armën edhe ndaj vetes, por policët arritën ta ndalonin. Pas arrestimit, Daly u tha hetuesve se nuk donte që djali t’i dorëzohej babait të tij.

Ajo tha gjithashtu se nuk dëshironte që fëmija të udhëtonte vazhdimisht mes Nebraska-s dhe Wyoming-ut. Daly tashmë është deklaruar fajtore për vrasje të shkallës së parë. Ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimi përfundimtar pritet të caktohet nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com