Korenica asiston në fitoren e Clujit

0%

Shpërndaje në: Meriton Korenica e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në elitën e futbollit rumun. Korenica kontribuoi me një asistim të shtunën pasdite në fitoren e Clujit. Cluji në kuadër të javës së shtatë e mposhti skuadrën Csikszereda Miercurea Ciuc në udhëtim me rezultatin 3:2.

Sulmuesi i Kosovës, Korenica, asistoi te goli për 1:0 të cilin e realizoi Lorenzo Biliboc në minutën e 28-të. Korenica e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij. 29-vjeçari ka edhe dy gola të shënuar në garat evropiane, më saktësisht në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Edhe Futboll 21 shk 2026 Korenica shënon gol në fitoren e Clujit Sipas raportimeve të mediumeve rumune, Korenica së shpejti pritet të largohet nga Cluji. Largimi i tij do të bëhet për shkak të telasheve të mëdha financiare nëpër të cilat po kalon Cluji.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha