Islandezët në referendum, votojnë për rifillimin e negociatave për

0%

Islandezët kanë nisur sot të votojnë në një referendum për rifillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, 13 vjet pas pezullimit të procesit. Qendrat e votimit në këtë shtet ishullor u hapën në orën sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në orën .

Rreth 273 mijë votues janë thirrur t’i përgjigjen një pyetjeje të rëndësishme: “A duhet Islanda të rifillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian?” Islanda e ka provuar edhe më parë rrugën drejt anëtarësimit në BE. Vendi paraqiti kërkesën për anëtarësim në vitin 2009, pas krizës financiare që goditi rëndë ekonominë islandeze dhe pas kolapsit të sektorit bankar.

Brukseli dhe Reykjaviku zhvilluan negociata për disa vite, përpara se Islanda t’i jepte fund procesit në vitin 2015 përmes një letre të thjeshtë. Këtë herë, rezultati pritet të jetë shumë i ngushtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sondazhet tregojnë një garë kokë më kokë mes atyre që mbështesin rifillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe kundërshtarëve të kësaj ideje, të cilët argumentojnë se Islanda duhet të ruajë pavarësinë e saj. Sipas sondazhit të fundit të Gallup, 51.6% e islandezëve janë kundër rifillimit të negociatave, ndërsa 48.4% janë pro.

Diferenca konsiderohet statistikisht e parëndësishme, duke e bërë rezultatin përfundimtar të referendumit të vështirë për t’u parashikuar.

Burimi: Bota Sot