Veprimtari Halil Geci ka publikuar një video ku pretendon se paraqiten fakte dhe dëshmi për persona që, sipas tij, kanë bashkëpunuar me UDB-në dhe kanë përndjekur atdhetarët shqiptarë. Geci akuzon për infiltrime dhe bashkëpunim me shërbimin jugosllav të sigurimit, duke përmendur edhe pjesëtarë të SHIK-ut të lidhur me rrethin e Hashim Thaçit.
Ai thotë se dokumentet dhe materialet arkivore duhet të hedhin dritë mbi këto pretendime. Postimi i plotë: JA KUSH ISHIN BASHKËPUNËTORËT E UDB-së QË PËRNDIQNIN ATDHETARËT! Kur spiuni dhe tradhtari i hapin rrugën vrasjes së atdhetarit, atëherë tradhtia bëhet armë kundër kombit.
Kjo është tragjedia më e madhe: kur tradhtari vihet në shërbim të pushtuesit, e ndjek, e denigron dhe e vret atdhetarin. UDB-ja vepronte përmes strukturave që vetë i kishte formuar dhe aktivizuar. Ja, kjo video, me zë dhe fakte, tregon se kush ishin bashkëpunëtorët e Shehollit.
Dokumente dhe dëshmi historike, përfshirë materiale me pamje dhe zë, flasin për infiltrime dhe bashkëpunim me shërbimin jugosllav të sigurimit. Në këtë kontekst përmenden edhe pjesëtarë të SHIK-ut të lidhur me rrethin e Hashimit.
