Formacionet zyrtare Feronikeli ’74  – Malisheva

0%

Feronikeli ’74 dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Drenicasit janë nikoqir të malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi nga ora .

Ekipi i Elon Berishës vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para dhe synon pikët e para këtë sezon, në takimin para tifozëve të vet. Në anën tjetër, ekipi i Thomas Brdaric ka një barazim dhe një fitore, kështu që synon fitoren e radhës ose të paktën një barazim. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Feronikeli ’74: Odyntsov; Musa, Halili, Thaqi, Prodani; Taipi, Soares, Shabani; Delic, Prapashtica, Dobratiqi; Malisheva: Avdyli; Pira, Skovgaard, Kryeziu, Bajraktari; Vitija, Ferati; Isgandarli, Xhylani, Uka; Ibishi;

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot