Një natë e pazakontë është regjistruar në Prizren, ku një grua fillimisht dyshohet se ka shqetësuar qytetarët dhe prishur rendin e qetësinë publike, ndërsa situata ka eskaluar edhe pasi ajo është shoqëruar në stacion policor, raporton ekskluzivisht Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se e dyshuara është Ksantipa Byçi, 36-vjeçare, e cila pas gjithë incidentit është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Gjithçka nisi më 28 gusht, rreth orës , kur Policia mori informacion se një person po shqetësonte qytetarët në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.
Njësia patrulluese doli në lokacion, por gruaja ishte larguar para mbërritjes së policëve. Pas mbledhjes së informacioneve për të, patrulla vazhdoi kërkimet dhe rreth orës arriti ta lokalizonte. Sipas informacioneve të Sinjalit, Byçi shfaqte sjellje të çrregullta dhe vazhdonte të prishte rendin dhe qetësinë publike, ndaj është shoqëruar në stacion policor.
Pas identifikimit, policët kanë vlerësuar se ajo ishte në gjendje të rënduar nga alkooli, ndërsa 36-vjeçarja ka refuzuar t’i nënshtrohej alkooltestit. Për shkak të gjendjes së saj, ajo është vendosur në njërën prej zyrave të stacionit policor, ku do të pritej derisa të ishte në gjendje për t’u intervistuar. Por telashet nuk përfunduan me kaq.
Pas disa çastesh, Byçi dyshohet se ka nisur të godiste derën dhe disa sirtarë brenda zyrës, duke i dëmtuar ato. Në rast është angazhuar edhe Krim-Teknika, e cila ka fotografuar dëmet e shkaktuara. Vlera e tyre nuk dihet ende. Për rastin është njoftuar hetuesi kujdestar dhe Prokurori i Shtetit.
Pas konsultimit me Prokurorin është iniciuar rasti për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ndërsa Ksantipa Byçi është ndaluar për 48 orë. Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente.
Natë e pazakontë në Prizren | Gruaja e dehur trazoi qytetin, Policia e shoqëron – ajo bën “rrëmujë” edhe në stacion Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
