“Besa dhe Pasqyra Albania”/ Takimi me deputetët dhe të deleguarit e

0%

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës. Përmes një postimi, Rama tha se diskutimi u përqendrua te organizimi i “Pranisë Besnike”, metodologjia e “BESËS” dhe sistemi i ri “Pasqyrë Albania”. Sipas kryeministrit, takimi përbën një hap në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste.

“Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike, metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”, shkruan Rama.

Burimi: Bota Sot