Shpërndaje në: Barcelona e Real Madridi nuk kanë gabuar në nisje të edicionit 2026/27 të La Ligas. Barça e Reali shënuan fitore në dy xhirot e para. Gjiganti katalunjas ndeshjen e xhiros së parë e zhvilloi të enjten, kurse Reali të mërkurën. Barça fitoi 2:0 ndaj Athletic Bilbaos, kurse Reali e mposhti Real Sociedadin me rezultatin 4:1.
Ndërkohë Barça në xhiron e dytë e mposhti Elchen me rezultatin e thellë 5:0. Reali fitoi ndaj Espanyolit me rezultatin 2:1. Dy skuadrat e mëdha spanjolle kërkojnë ta vazhdojë ecurinë e fitoreve edhe në xhiron e tretë. Reali të dielën nga ora e pret Malagan. Ndërsa ndeshja e së hënës nga ora ndërmjet Barçës dhe Rayo Vallecanos e kompleton xhiron e tretë të elitës spanjolle.
Ndërkohë të shtunën nga ora luan skuadra tjetër e madhe spanjolle, Atletico Madridi. Atletico luan në udhëtim te Sevilla. Atletico ka një fitore dhe një barazim.
