Arsimi zhgënjeu

0%

Arsimi nga Çegrani dhe Skopje u ndanë në barazim 0:0 në kuadër të javës së pestë të elitësë së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Skuadra vendase e kërkoi më shumë fitoren dhe kishte kontrollin e lojës.

Arsimi krijoi disa raste shënimi, por nuk arriti të konkretizojë asnjërin prej tyre dhe kështu nuk ia doli të merrte pikët e plota për të vazhduar serinë prej dy fitoreve radhazi që kishte para kësaj xhiroje. Në fund, ndeshja përfundoi 0:0. Arsimi është në vend të pestë me 7 pikë dhe Skopje në të nëntin me 3 sosh.

Burimi: Bota Sot