18 nxënës përjashtohen nga Provimi i Maturës, shkak posedimi i

0%

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se 18 nxënës janë përjashtuar nga provimi i Testit të Maturës për shkak të posedimit të telefonit, që sipas ministrisë është kundërshtim me rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimit.

MASh ka bërë të ditur se provimi është mbajtur në 55 qendra në gjithë vendin, ndërsa nga 5,033 kanidatë që kanë aplikuar janë aprovuar 4,967 kërkesa. “Për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, janë aprovuar 4,967 prej tyre.

Procesi i testimit ka filluar në orën sipas planifikimit dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore. Gjatë procesit të testimit, 18 kandidatë janë përjashtuar nga provimi për shkak të posedimit të telefonit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimit”, thuhet nga MASh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot