Cristiano Ronaldo ka vazhduar të shkruajë historinë e futbollit, duke arritur në kuotën e 978 golave në karrierë pas golit të shënuar ndaj Al-Taawonit. Superylli portugez realizoi golin e fitores për Al-Nassrin, që triumfoi 2:1 ndaj Al-Taawonit të premten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të elitës së futbollit arab.
Ronaldo e vulosi fitoren e skuadrës së tij në minutën e 50-të, ndërsa golin e parë për Al-Nassrin e shënoi Samu Costa. Për 41-vjeçarin ky ishte goli i dytë në këtë edicion.
Me 978 gola të realizuar gjatë karrierës së tij, Ronaldo tani është vetëm 22 gola larg shifrës magjike të 1,000 golave, një tjetër rekord që synon ta arrijë në karrierën e tij të jashtëzakonshme. 🚨⚽ 𝗚𝗢𝗔𝗟: CRISTIANO RONALDO SCORES FOR AL-NASSR! 🔥🇸🇦 Al-Nassr [2-1] Al-Taawoun pic.twitter.com/iaSFNsW2zc — FÚTBOL HUB (@FutbolHub_) August 28, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
