Pas aksidenteve të fundit në punë, KEK nis Task-Forcën për sigurinë

0%

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka nisur punën Task-Forca për vlerësimin dhe avancimin e sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Sipas KEK-ut, krijimi i kësaj Task-Force vjen pas aksidenteve të fundit në vendin e punës dhe është pjesë e masave të ndërmarra në zbatim të konkluzioneve të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Korporatës.

Task-Forca përbëhet nga përfaqësues të strukturave operative dhe profesionale të KEK-ut, përfshirë edhe përfaqësues sindikalë. Sipas nevojës, në punën e saj mund të përfshihen edhe ekspertë të brendshëm apo të jashtëm.

“Në fokus të saj do të jetë vlerësimi i plotë i sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë, shqyrtimi i procedurave dhe standardeve ekzistuese, identifikimi i mangësive dhe propozimi i masave konkrete për forcimin e sigurisë, mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KEK ka bërë të ditur se zbatimi i rekomandimeve do të jetë përgjegjësi e divizioneve, departamenteve dhe njësive përkatëse, ndërsa Menaxhmenti do të përcjellë realizimin e tyre deri në zbatim të plotë. “Siguria dhe shëndeti i punonjësve janë prioritet absolut i KEK Sh.A.”, thuhet më tej në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com