Shkëndija nga Tetova ka vazhduar ecurinë e saj mbresëlënëse në kampionat duke arritur fitoren e pestë radhazi, pas triumfit 2:0 si mysafire ndaj Sileksit në Kratovë. Anes Meliqi kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 53-të, ndërsa fitoren e vulosi Fahd Ndzengue me golin e dytë në minutën e 87-të.
Me këtë rezultat, Shkëndija mban bilancin 100% me 15 pikë maksimale në krye të tabelës. …fitore e vështirë në Kratovë… Artim Pollozhani: “Po, është i drejtë konstatimi juaj. Domethënë një fitore e vuajtur, por që në momente ekipet e mëdha fitojnë edhe në këtë lloj mënyre.
Tani duhet t’i falënderoj çunat sepse treguan forcë karakteri, atë mentalitetin e fituesit edhe unë mendoj që është meritë plotësisht e tyre.
Tani ajo që nuk më pëlqeu është pjesa e parë, domethënë nisja e lojës, që praktikisht nuk është faj i lojtarëve, është i joni i stafit, sepse na ndryshoi manovra dhe në fazën e mbrojtjes ose në pressingun ultra ofensiv kishim probleme, por që unë mendoj gjatë rrugës e zgjodhëm edhe pastaj ajo pjesë e parë vazhdoi në atë ritëm që ne duam.
Tani nuk më pëlqeu edhe fakti që në momentin që ne shënojmë, ajo tërheqje nuk është pozitive, por që duke pasur parasysh problematikat, duke marrë parasysh që luajmë me një orar që është jashtëzakonisht i vështirë, është çmenduri të luash në këtë lloj orari e këtë lloj vape.
Duke pas parasysh edhe ato mungesa që nuk mund të ndërhynim nga stoli, por që ajo që është pozitive dhe që më pëlqeu është mentaliteti i fituesit, sepse është me patjetër në një rrugëtim që të ketë të tilla ndeshje.” …ndikimi i fushës dhe vapës te loja e Shkëndijës… Artim Pollozhani: “Po patjetër, i drejtë konstatimi edhe ky i juaj.
Ka faktorë të ndryshëm, por që ne duhet për shembull atë manovër edhe kur kemi lojtarë me mungesa duhet të përshtatemi praktikisht. Është pak problematike orari, fusha, sepse ne atë lloj futbolli kemi, por që duhet me patjetër të përshtatemi.
Kjo përshtatje futet te mentaliteti i fituesit që edhe në vështirësi mund ta fitojë ndeshjen, por që nuk duhet të na ndodhin oshilacione të tilla në lojë. Duhet me patjetër që të jemi në manovër, me patjetër që të kthehemi te ai stili jonë i lojës.
Arsyet mund të jenë fusha, arsye mund të jetë vapa, arsyemund të jenë mungesat, por që e përgjithshmja është që duhet të ndryshojmë te ky aspekt.” …ecuria maksimale e fitoreve… Artim Pollozhan i: “ Patjetër, për sa i përket pikëve këto janë.
Domethënë faktet janë kokëforta sepse ne kemi 15 pikë edhe është një start fantastik që unë do ta përmend edhe njëherë që patjetër që është meritë e këtyre djemve, sepse nuk është e lehtë. Ne kemi pasur edhe Kupat e Evropës, kemi luajtur me javë duke pasur temperatura, duke parasysh fushat, udhëtimet, por që nuk duhet të ankohemi. Nuk ka shanse që të ankohemi.
Vështirësi ka edhe mund të ketë, por që ekipi i madh është ai që edhe në vështirësi merr rezultat pozitiv dhe kjo mendoj që është e rëndësishme shumë për vazhdimësinë pastaj.
