Gara e Holandës nuk mund të kishte shkuar më keq për Max Verstappen. Holandezi, i cili kishte përfunduar gjithmonë në podium në Zandvoort, e përfundoi garën e tij të dielën pa asnjë xhiro të vetme, duke përplasur makinën Red Bull në barriera pasi humbi kontrollin për shkak të mungesës së përqendrimit.
Verstappen kishte patur probleme gjatë gjithë fundjavës dhe ishte larg gjendjes ideale fizike. “Nuk jam ndjerë mirë, kështu që mezi pres një javë pushim ku mund të shërohem, sepse me të vërtetë nuk jam ndjerë aspak mirë“, tha piloti nr.3 i Red Bull, ekip me të cilin rinovi kontratën deri në vitin 2030.
Megjithatë, Verstappen e bëri të qartë gjithashtu se nuk pret mrekulli për gjysmën e dytë të sezonit. Ky mund të jetë vërtet sezoni i tij i parë pa fitore me Red Bull. “Do të doja më shumë, por duhet të jemi realistë. Këtë sezon, ne jemi skuadra e katërt më e shpejtë”, tha 4 herë kampioni i botës në Formula 1. “Kështu që, nuk është se mund të bëjmë ndonjë magji papritmas.
Është thjesht kështu. Ekipet e tjera kanë prezantuar përditësime; ne ende jo. Kur tashmë je duke luftuar, kjo e bën edhe më të vështirë. Pra, nuk ka asgjë të habitshme; është thjesht realiteti në të cilin jetojmë”, t ha Verstappen.
