Java e tretë e Albi Mall Superligës sjell pesë përballje interesante që do të zhvillohet nga e premtja deri të dielën. Aksioni nis të premten me përballjen mes Drenicës dhe Ballkanit, e cila zhvillohet nga ora në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Ballkani hyn në këtë sfidë me synimin për të marrë pikët e plota në një udhëtim që pritet të jetë i vështirë, ndërsa Drenica do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë. Të shtunën janë në program dy ndeshje. Feronikeli ’74 pret Malishevën nga ora në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Të dyja skuadrat do të kërkojnë një rezultat pozitiv për të vazhduar me objektivat e tyre në këtë fillim të sezonit. Në mbrëmje, nga ora , Gjilani përballet me Dukagjinin në stadiumin me bari artificial në Gjilan. Një duel që pritet të sjellë rivalitet të madh dhe luftë për çdo pikë. Të dielën zhvillohen dy përballjet e fundit të javës.
Në ora , Vushtrria pret Dritën në stadiumin me bari artificial në Hajvali. Drita do të kërkojë fitoren për të vazhduar rrugëtimin pozitiv në kampionat, por Vushtrria synon pikët e para duke befasuar gjilanasit. Java mbyllet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina dhe Llapi përballen nga ora .
Kryeqytetasit do të kërkojnë tri pikët para tifozëve të tyre, ndërsa Llapi do të tentojë të largohet nga kryeqyteti me rezultat pozitiv.
