Adelina Ismajli, vjen kësaj radhe me një përpunim modern të njërës prej perlave më të njohura popullore. Teksa interpreton vargjet e njohura “Moj baluke e prerë, jarnane, jarnane…”, ajo dhe DJ Gimbo kanë publikuar zyrtarisht bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Jarnana”, i cili tashmë është lansuar me videoklip të kompletuar në YouTube.
Vetëm pak ditë më parë, ishin vetë ata që e konfirmuan lajmin në rrjetet sociale, duke zbuluar detajet e para për ndjekësit e tyre. Kjo prurje e re mban vulën e DJ Gimbo si producent ekzekutiv Dëgjojeni të plotë “Jarnana” në linkun më poshtë!
