Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë kërkuar të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të aksionit të tyre protestues lidhur me mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Deputetët kanë kërkuar që të lejohen brenda objektit për të zhvilluar një takim.
Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, një zyrtar policor u ka thënë deputetëve se do ta pyesë nëse është dikush dhe pranron t’i takojë. “Nuk është punë dëshire, ai vendin e ka atje, ai duhet me dalë jashtë”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Pas kësaj situate ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila i është drejtuar Policisë së Kosovës duke kërkuar zbatimin e Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.
PDK vazhdon me aksionin simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga qyteti i Shtimes dhe Fushë Kosovës Musliu ka cituar Nenin 11 të Ligjit Nr. 03/L-111, sipas të cilit kartela e identitetit e deputetit garanton hyrje të lirë në të gjitha organet shtetërore dhe të administratës publike.
“Para se të na pengojnë qasjen në institucione, ju rekomandoj Policisë së Kosovës ta lexojë Ligjin Nr. 03/L-111 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit”, ka shkruar Musliu. Ajo ka thënë se Policia e Kosovës duhet t’i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, e jo urdhrave politikë. “Ligji është mbi politikën. Kushtetuta është mbi çdo urdhër politik.
Dhe këtë duhet ta dijë çdo zyrtar i Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Musliu. Aksioni i deputetëve të PDK-së dhe Aleancës vjen në kohën kur Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar në procesin e konstituimit, ndërsa partitë opozitare kanë shtuar presionin politik për vazhdimin e seancës.
