Tragjedia prizetragjenë Prizren: 80-vjeçarja dyshohet se u mbyt nga

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Prizren, ku një grua 80-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Për rastin dyshohet bashkëshorti i saj 81-vjeçar. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditura detaje rreth rastit, duke thënë se policia është njoftuar rreth orës se në një shtëpi një grua është pa shenja jete.

“Policia ka pranuar një informatë se në një shtëpi është gjetur e vdekur një 80-vjeçare. Në shtëpi është hasur edhe bashkëshorti i viktimës, i cili është shoqëruar për intervistim”, ka deklaruar Bytyqi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Sipas tij, pas ekzaminimit fillestar të vendit të ngjarjes janë ngritur dyshime se rasti mund të jetë vrasje.

Siç tha ai, dyshimet janë bazuar edhe në shenjat e vërejtura në trupin e viktimës. Bytyqi ka thënë se dyshohet se vrasja mund të jetë kryer me forcë fizike, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. I dyshuari, bashkëshorti 81-vjeçar i viktimës, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka bërë të ditur se në momentin e ngjarjes çifti ishte vetëm në shtëpi. Sipas të dhënave fillestare, nuk kanë pasur raste të mëhershme të raportuara të dhunës apo problemeve familjare. “Çifti ka qenë vetëm në shtëpi, dhe në bazë të evidencave ata nuk kanë pasur rast të mëhershëm familjar”, shtoi Bytyqi.

Burimi: Bota Sot