Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim në Zagreb me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Sørensen ka bërë të ditur përmes një njoftimi në X se gjatë qëndrimit në kryeqytetin kroat ka marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë, ku ka diskutuar për zhvillimet në procesin e dialogut dhe perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Një kënaqësi e vërtetë të flas në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë dhe të shkëmbej pikëpamje me Kryeministrin Andrej Plenkoviq”, ka shkruar Sørensen. Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Kroacisë ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, duke vlerësuar edhe angazhimin e Zagrebit për të çuar përpara procesin e normalizimit.
“Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Kroacisë për Dialogun dhe angazhimin e saj për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ”, ka deklaruar emisari evropian.
